Një person u gjet pa jetë në mes të dëborës në një fshat në Zagorçan.
“Rreth orës 15:00, jemi njoftuar se në hyrje të fshatit Zagorçan, Pogradec, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune, shtetasi A. C., 56 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, i cili nga të dhënat e para dyshohet se mund të ketë humbur jetën nga infarkti i zemrës”, njofton policia e Pogradecit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. m.k












