Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në seancën e sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit, duke shprehur edhe ai kundërshtimin e tij ndaj projektligjit të “Vetting”-ut.
Sipas Berishës, “kemi dy vjet që diskutojmë për reformën, miratuam edhe ndryshimet kushtetuese me konsensus, miratuam edhe mënyrën e kontrollit dhe ju vini sot dhe në kundërshtim me atë që miratuam, kërkoni ti vini organet e drejtësisë nën kontrollin e sekretarit organizativ apo drejtorit të statutit të partisë. Mos luani me reformën se ua kemi thyer dhe do tua thyejmë sërish turinjtë”, u shpreh Berisha.
“Ky është shtatori i fundit i Edi Ramës në pushtet”, përfundoi reagimin e tij Sali Berisha.












