Një adoleshente 18 vjeç është shpallur në kërkim nga policia pasi theri me thikë një vajzë 20 vjeçe.
”Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë shpalljen në kërkim të shtetases M. Z., 18 vjeçe, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës një 20-vjeçare, e cila është jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi policia e Tiranës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. a.b












