Air Albania ka anuluar mbrëmjen e së hënës fluturimet nga Stambolli për shkak të një stuhie të paparashikuar në aeroport.
“Një stuhi dëbore e paprecedentë ka paralizuar çdo lëvizje brenda dhe jashtë aeroportit të Stambollit, duke bllokuar çdo fluturim nga ky aeroport. Ekipet tona janë në terren, duke marrë të gjitha masat e nevojshme për kujdesin dhe mirëqenien e pasagjerëve tanë, përballë kësaj situate me vështirësi të mëdha.
Jemi të keqardhur për situatën shqetësuese dhe mirënjohës për durimin dhe mirëkuptimin e treguar nga pasagjerët tanë”, thuhet në një njoftim të Air Albania. m.k











