Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, pas referimit të bërë nga Policia e Shtetit, për veprat penale “shpërdorim detyre” dhe “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, raportojmë mediat online pa patur një burim zyrtar.
Nisja e hetimit është inkurajuar nga një tjetër zyrtar që po ashru do të duhej të hetohej për pastrim parash përmes ndërtimit në Tiranë, Erion Veliaj.
Një ditë më parë, Bashkia e Tiranës, në cilësinë e aksionerit të Klubit të Futbollit Tirana, tha se do të kërkonte një hetim kombëtar dhe ndërkombëtar për “shkeljet dhe korrupsionin 20-vjeçar” të Armand Dukës në Federatën Shqiptare të Futbollit.
Akuzat lidhen me përdorimin e parave të drogës në sport, me dijeni e mbështetje të Armando Dukës. Sipas bashkisë së Tiranës ai ka mjaft asete të pajustifikuara ndërsa një sërë veprash penale për të drejtat e transmetimit, pastrimin e parave, apo kontratat e paligjshme në konflikt interesi të marketingut në futboll të kompanive të Dukës do të shkojnë për evazion fiskal.
Nëse do përgaditej një akuzë për Erion Velinë nuk do ishte e nevojshme të ndryshoje asnjë fjalë nga sa më sipër.
Federata Shqiptare e Futbollit e quajti “fletërrufe” kërkesën e Bashkisë dhe përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme për presidentin e federatës, që mbahen më 2 mars.
Veliaj është në ballë të presionit për ta detyruar Dukën të mos hyjë në garë, pasi nëse hyn ai fiton. Dosja e nësipërme është pjesë e këtij presioni.r.k











