Një person qëllon me armë zjarri në Shkodër. Ai e drejtoj armën ndaj një lokali dhe për fat nuk kishte të lënduar.
Policia identifikoi dhe shpall në kërkim autorin.
“Rreth orës 20:40, në lagjen Skënderbeg, shtetasi K. K. ,për motive të dobta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali “Bar-Kafe” në pronësi të shtetasit N. D”, njofton policia.
Nga verifikimet paraprake nuk ka persona të lënduar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. a.b
Shërbimet e Policisë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit.











