PS ka formuluar kandidaturat e mundshme për garën e bashkive më 6 mars.
Në Durrës pritet të garojë kryetarja aktuale e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako pas vendimit që mori sot kryesia e PS-së në Durrës.

Ndërkohë në Bashkinë Shkodër, socialistët do të garojnë me prefekten e qarkut, Majlinda Angoni.

Ndërsa në Lushnje socialistët kanë propozuar për kandidate për kryetare të bashkisë Lushnje, Eriselda Sefën, aktualisht është kryetare e komanduar në këtë bashki. a.b












