Është mësuar emri i personit në makinë që u qëllua sot me pistoletë afër digës së Liqenit në Tiranë. Ai është Lulezim Masha, 63 vjeç, administrator i shkollës Willson.
Tek nënkalimi i Liqenit të Thatë, rruga kur shkon për tek pedonalia e liqenit, dyshohet se një person i paidentifikuar, i cili është larguar në këmbë, ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në drejtim të mjetit tip Benz.

Drejtues i mjetit ëshzë Lulezim Masha, 63 vjeç, administrator i shkollës Willson. Ambientet e shkollës ndoshen në hapësirën e liqenit. Masha nuk është dëmtuar. a.b












