Zyrat e firmës “Vëllezërit Hysa” e cila merret me ndërtimin e rrugëve është bastisur pak ditë më parë nga SPAK për shkak të një hetimi që ka nisur në lidhje me këtë firmë.
Më herët administratori i kësaj firme ka qenë edhe i arrestuar në fillim të vitit 2018 për abuzimet e asaj kohe në lidhje me investimin e kryer Elbasan-Gjinar pasi kompania nuk kishin kryer punime në aksin rrugor “Elbasan-Gjinar”, për të cilën ishte angazhuar si nënkontraktor.
Po i njëjti burim tha se nga zyrat e kësaj kompanie janë sekuestruar një numër i madh dokumentacioni qe ka të bëjë kryesisht me investime që arrin miliona euro. raporton abcnews. m.k











