Një 55 vjeçar, Gjergji Beqiri humbi jetën në shtëpinë w tij pasi u përfshi nga flakët që i dogjën edhe shtëpinë. Ngjarja ndodhi në lagjen Rilindja në Vlorë. Shkak i zjarrit në shtëpi dyshohet të ketë qenë ngrohësja me energji elektrike. 55 vjeçari me probleme të shëndetit mendor nuk është orientuar dot dhe si pasojë e flakëve 55 vjeçari është asfiksuar duke i dhënë fund jetës.
Detajet e policisë:
Më datë 13.01.2022, rreth orës 6:20, në lagjen “Rilindja”, Vlorë është përfshirë nga flakët banesa e shtetasit Gj. B., rreth 55 vjec, i cili jetonte i vetëm dhe vuante nga shëndeti mendor. Si pasojë e flakëve ky shtetas ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit. a.b











