Një punëtor 38 vjeç ra sot nga kati i dytë i një ndërtese në Tiranë ndërsa po punonte.
”Në afërsi të Qytetit Studenti, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë i një objekti, shtetasi E. Gj., 38 vjeç, i cili ishte duke punuar”, njoftoi policia e Tiranës.
Si pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.












