Një ambulancë u përplas me një makinë sonte në rrugën e Rinasit ku mbetën dy të plagosur.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:20, ndërsa janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues shtetasin E. B., me mjetin e ambulancës të spitalit të Fierit, njofton policia e Tiranës.
Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar pacientja që ndodhej në ambulancë, shtetasja K. V., 26 vjeçe, dhe pasagjerja e mjetit tjetër, shtetasja R. B., 38 vjeçe, të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. a.b












