Studentët demokratë europiane kanë kërkuar nga kryetari i PD, Lulzim Basha, të respektojë vullnetin e shumicës së demokratëve që kërkojnë largimin e tij.
“Po ndjekim me shumë shqetësim situatën që po ndodh aktualisht në Partinë Demokratike të Shqipërisë.
Vendimi i Lulzim Bashës për të barrikaduar selinë e partisë dhe për të ftuar mercenarë të armatosur për të ndalur vullnetin e mbi 44 mijë anëtarëve që votuan për largimin e tij, rrezikon të krijojë një situatë të rrezikshme në një mjedis të paqëndrueshëm.
I bëjmë thirrje zotit Basha të respektojë vullnetin e anëtarësimit të partisë së tij, që procesi demokratik në partinë tonë anëtare të vazhdojë normalisht”, thuhet në një reagim të studentëve demokratë europianë. a.b











