Presidenti i ekipit të futbollit të Elbasanit, Arben Laze ka ndërruar jetë.
Presidenti pësoi një infarkt disa ditë më parë, dhe nuk i mbijetoi një ndërhyrje kirurgjikale për ta shpëtuar.
Me Lazen, Elbasani arriti majën e futbollit shqiptar, duke u shpallur kampion në sezonin 2005-2006, pas 22 vite pritje. a.b











