Dy persona në moshë të re humbën jetën në mënyre të çuditshme në Kardicë të Greqisë.
Një 18-vjeçar u rrëzua ndërsa ndodhej në një kafene, ndërsa 33-vjeçarja humbi jetën brenda shtëpisë së saj, raportojnë mediat greke.
18-vjeçari u dërgua menjëherë në spitalin e Kardicës, ku mjekët u përpoqën për shumë orë ta mbanin në jetë, por pa rezultat.
Sipas të gjitha indikacioneve, 18-vjeçari ka pësuar infarkt.
Në Karditsomagoula, në të njëjtën kohë një grua 33-vjeçare, teksa ndodhej në shtëpi, papritur humbi ndjenjat dhe ende nuk shpjegohen qartë shkaqet se si humbi jetën.
Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të tyre, ndërkohë që trupat janë dërguar për autopsi. r.k











