Roland Liti (Zeka), 37 vjeç rezulton të jetë hallka e rëndësishme e zbardhjes së grabitjes së degës së BKT në Bllok, pasi me një gjurmë të gishtit të tij të gjendur në vendngjarje është arritur të zbërthehet i gjithë grupi. Një ditë pas grabitjes së bashku me 23- vjeçarin Babameto është larguar drejt Malit të Zi.
Roland Liti (Zeka) është gjithashtu një personazh i njohur nga policia për vjedhje pasi është arrestuar disa herë.
Ai u lirua në vitin 2013 nga burgu ku vuajti për herë të fundit dënimin prej 7 muajsh për veprën penale të vjedhjes së mbetur në tentativë. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë, me arsim 8 klasë.











