Qumështi në kuti kartoni me markën ‘gjirofarm’, të paktën nuk paketohet në këtë kompani e aq më pak në Gjirokastër.
Qumështi në tetrapak 1 litër vjen nga Serbia por për llogari të gjirofarm, një ndër kompanitë më të njohura të bulmetit në vend.
Ndërkohë vetë kompania në postimet promovuese në faqen e saj në rrjete sociale thotë se qumështi është ‘gjirofarm’ por ndërkohë nuk thotë gjë në lidhje me origjinën e produktit.
Në rrjetet sociale ka pasur debat në lidhje me këtë produkt për shkak se kompania i ka produktet ndër më të shtrenjtat në treg pikërisht për shkak se është pretenduar se vjen prej një qumështi natyral të bagëtive në zonat e Gjirokastrës. Faqja Lolita publikoi foto me adresen serbe ndërsa afro 100 komentues bënë postimet e tyre në lidhje me këtë në pak orë.
Vitet e fundit është rritur shumë sasia e qumështit pluhur të importuar nga Turqia ndërsa pas nënshkrimit të disa marrëveshjeve të Ballkanit të Hapur i hapet rruga importit të tij nga Serbia pasi marrëveshja heq akcizën duke e bërë të paleverdisshëm prodhimet e qumështit vendas. m.k











