Foto ilustruese
Një person humbi jetën sot në Lushnjë për shkak se u zu poshtë nga një autobus kur ky i fundit rrëshqiti nga kriku ku mbahej.
Detajet:
Sot rreth orës 16:10, në fshatin Karbunarë e Vogël, Lushnjë, shtetasi L. Xh., 54 vjeç, duke rregulluar autobusin e tij të cilin e kishte ngritur në kriko, aksidentalisht ka dalë krikua nga vendi dhe si pasojë shtetasi L. Xh ka mbetur pa jetë poshtë autobusit.











