Një 47 vjeçar nga fshati Fushë Alije i Dibrës rezulton i zhdukur që prej ditës së dielë ndërsa nga mengjesi i sotëm rreth 200 banorë janë vënë në kërkim të tij përgjatë Drinit të Zi.
Familjarët e Tofik Xhika kanë njoftuar policinë për zhdukjen e tij mbrëmjen e kaluar ndërsa Xhika kishte shkuar pranë lumit Drin i Zi për të peshkuar, por nuk është kthyer në banesë.
Për shkak të prurjeve të mëdha të lumit, banorët dhe forcat e rendit e kanë të vështirë kërkimin, ndërsa apelohet që të shkojnë grupet e specializuara të polumbarëve. a.b












