• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zhdukja në shpellë e gruas në Shkodër, policia dy ditë pa nisur kërkimet, çfarë thonë të afërmit

droni by droni
25 December, 2021
in Kronika, Kryesore
0
Zhdukja në shpellë e gruas në Shkodër, policia dy ditë pa nisur kërkimet, çfarë thonë të afërmit
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Shkodrës nuk ka bërë asnjë përpjekje pëe nxjerrjen e gruas së zhdukur në një shpellë në fshatin Meshqerraj në Shkodër.

Prej 24 orësh policia vetëm ka bërë konstatimin dhe më pas nuk ka kryer asnjë veprim. Sipas policisë ata kanë vendosur të nisin kërkimet nesër ndërkohë që gruaja është zhdukur që dje.

Për më shumë policia e Shkodrës parashikon se ajo ka vdekur ndërkohë nuk ka asnjë të dhënë se ajo ka vdekur. Është krej e papërgjegjshme që policia për një ngjarje të tillë të aktivizojë trupat speciale dy ditë më vonë.

Të afërmit e nënës së tre fëmijëve e cila dyshohet se ka rënë në një shpellë në fshatin Meshqerraj në Shkodër u ankuan sot në emisionin stop se policia nuk i ka ndihmuar sa duhet.

Në një video të dërguar në emisionin “Stop”, banorët shprehen se kanë lajmëruar autoritetet që mbrëmë në darkë dhe ende nuk është gjetur trupi i 48-vjeçares. Ata bëjnë thirrje për ndihmë, pasi i kanë provuar të gjitha mundësitë për t’u futur në shpellë.

“Në këtë shpellë, dyshojmë, jo dyshojmë por sipas gjasave ka rënë gruaja e djalit të xhaxhait, nënë e tre fëmijëve. Buzë kësaj shpelle ka lënë një letër dhe një telefon. Kemi lajmëruar policinë në orët e vona ta darkës, na janë përgjigjur në një farë masë mbrëmë. Kanë bërë ekspertizën dhe kanë premtuar se do të zgjidhin problemin, por nuk kanë ardhur.

 Ky vend quhet shpella e Potit. Policia ka bërë verifikimet dhe nuk kanë marrë asnjë masë. I lutem shtetit, mediave të na përkrahin në këtë tragjedi familjare, ne jemi munduar me të gjitha mjetet por është e pamundur hyrja në të. Në rast se ka mundësi ju lutem na ndihmoni”, denoncon i afërmi i 48-vjeçares në emsionin stop.

Njoftimi i policisë:

Malësi e Madhe, Shkodër/Informacion paraprak

Në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, shtetasi G. H., banues në fshatin Meshqerraj, Njësia Administrative Gruemire , Malësi e Madhe, ka bërë kallëzim pasi bashkëshortja e tij, shtetasja Sh. H., 48 vjeçe është larguar nga banesa në orët e para të paradites së datës 24.12.2021 dhe nuk është kthyer më.

Duke vlerësuar maksimalisht situatën dhe rëndësinë e saj, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DVP Shkodër, kanë nisur kërkimet për gjetjen e saj.

Si rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative, dhe pas kontrollit në territorin e fshatit Meshqerraj në afërsi të një gryke (shpellë) janë gjetur telefoni i saj dhe një fletore. Dyshohet se kjo shtetase të jetë vetëhedhur në këtë grykë dhe për pasojë dyshohet se ka humbur jetën.

Për shkak të territorit shumë të vështirë nuk u bë e mundur gjetja e saj dhe kërkimet janë ndërprerë, pasi pritet që në vendin e ngjarjes, në orët e para të mëngjesit të mbërrijë edhe forcat e RENEAS dhe FNSH-së me mjete të specializuara për të bërë të mundur gjetjen e trupit të shtetases Sh. H.

Nga ana e grupit hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për të sqaruar me detaje motivet e kësaj ngjarjeje.

Previous Post

Telefonata e fundit e Kariqit, eci 100 metra me makinë pasi u qëllua me 4 plumba

Next Post

Digjet dyqani në Elbasan, policia jep detajet

droni

droni

Next Post
Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Digjet dyqani në Elbasan, policia jep detajet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.