Në rrugën e Talës, Lezhë, automjeti tip “Pegeot ” me drejtues shtetasin Kristjan Margjoni, 24 vjeç ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në automjet shtetasja Atiola Ademi.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. m.k











