Janë botuar foto në rrjete sociale ku efektibë të gardës janë vendosur në taracën e selisë së PD.
Foton e ka komentuar edhe ish kryeministri Berisha.
”Edvin larg duart nga selia e PD!
Ky nuk eshte repart ushtarak por eshte Selia e Partise Demokratike!
Miq, ne nje akt te pashembullt, armiqesor absolut ndaj Partise Demokratike, Kreu i Meduzes Edvin Kristaq Rama pushton me narkobandite me uniforme Seline e Partise Demokratike!”, shkruan Berisha.
Mbrëmë kishte debat në lidhke me praninë e forcave speciale në selinë e PD. Rama mohoi që të kishte persona të armatosur nga repartet e qeverisë, por gazetarët i kishin hasur ata edhe në korridore. a.b












