Kryeministri Edi Rama ka deklaruar indirekt se nuk ka dërguar policë dhe forca speciale te selia e PD pas akuzave që iu bënë nga Berisha dhe disa media.
“Unë s’kam asnjë punë me kacafytjen e dy kufomave politike njëra grata tjetra nongrata që e kanë futur Partinë Demokratike në inceneratorin e marrëzisë së tyre.
Policia e Shtetit jo e jo që nuk ka asnjë lidhje me tymin e marrëzisë që po djeg PD. Keqardhje për demokratët e thjeshtë!”, deklaroi kryeministri në twitter.
Një gazetar i tha Bashës këtë mbrëmje gjatë kpnferencës së shtypit se kisjte parë vetë forca të gardës e speciale në ambientet e PD. m.k












