• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Fjala në kuvend, Kadilli i kërkon Bashës largimin nga drejtimi i PD

droni by droni
18 December, 2021
in Politika
0
Fjala në kuvend, Kadilli i kërkon Bashës largimin nga drejtimi i PD
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

ish konkurenti i Bashës për kryetar në korrikun e këtij viti, Fatbardh Kadilli ka kërkuar sot në kuvendin e Bashës, largimin e tij nga drejtimi i PD.

Fjala e z. KADILLI

Të dashur devlegatë:
Imagjinoni në një vend në botë, një parti e cila bëhet partia e parë në historinë e vendit që humbet 4 palë zgjedhje rrjesht.
Imagjinoni që kjo parti bëhet partia e parë që kalon tre mandate rrjesht në opozitë.
Imagjinoni të njëjtën parti që ka dështuar edhe në çdo aksion politik që ka ndërmarrë,
Që ka dështuar në çdo objektiv politik që ka shpallur gati 9 vjet rrjesht.
Imagjinoni që partia nuk bën asnjë analizë, nuk gjen asnjë gabim, asnjë të metë për të gjitha humbjet dhe dështimet e saj. Por, vetëm fajson kundërshtarin diabolik.
Imagjinoni që drejtuesi i saj bëhet i pari udhëheqës partiak që gjithashtu humbet katër zgjedhje rrjesht.
Imagjinoni që edhe pas humbjes së katërt udhëheqësi nuk jep dorëheqjen dhe vazhdon të drejtojë partinë.
Njësoj si më parë.
Sikur të mos ketë ndodhur asgjë.

Çfarë do të mendonit për një parti të tillë?
Çfarë do të mendonit për një udhëheqës të tillë?
Çfarë do të mendonit për një vend të tillë?

A do të mendoni që kjo histori ka ndodhur në një vend perëndimor?
Në një parti moderne?
Me një udhëheqës të përgjegjshëm?

Tani imagjoni përsëri, sikur befas në këtë parti plas një konflikt i brendshëm dhe udhëheqësit i kërkohet të japë dorëheqjen nga një pjesë e partisë.
Imagjinoni që udhëheqësi refuzon dhe anëtarët fillojnë një lëvizje për ta shkarkuar.
Imagjinoni që udhëheqësi kundërpërgjigjet duke shkarkuar, përjashtuar e përzënë nga partia çdo njeri që kërkon largimin e tij.

Çfarë do të mendonit tani për këtë parti?
Çfarë do të mendonit për këtë udhëheqës?

A nuk do mendonit që kemi të bëjmë me një udhëheqës autokrat?
Që kemi të bëjmë me një parti diktatoriale apo komuniste?

E vërteta e hidhur për mua dhe mijëra demokratë të tjerë është se kjo në fakt është Partia Demokratike dhe udhëheqësi është Lulzim Basha.

Natyrisht, ju në këtë sallë nuk e tregoni historinë që tregova unë ashtu siç e tregova unë.
Në vend të së vërtetës ju i tregoni vetes dhe botës gënjeshtra.
Një burrë i mençur ka thënë shumë kohë më parë se të gjitha partitë politike në fund vdesin nga gëlltitja e gënjeshtrave të tyre.

Ju keni muaj që gëlltisni gënjeshtrat tuaja,
prandaj PD sot ndodhet në prag të vdekjes.

Gënjeshtra e parë që ju i tregoni vetes është se historia e krizës së tanishme në PD ka nisur më 9 shtator dhe nga përjashtimi i Sali Berishës nga Grupi Parlamentar.
Si keni pësuar paralizë cerebrale,
Dhe i keni harruar të gjitha ditët, muajt dhe stinët e dështimeve që pas tetë vitesh kanë gërryer besimin tek partia jonë?

Lëvizja e Sali Berishës ndezi vetëm fitilin që solli shpërthimin në publik të pakënaqësisë që kishte kohë që vlonte brenda PD-së,
pakënaqësisë që shtohej pas çdo dështimi, pas çdo humbjeje.

Nëse duhet një datë dhe një ngjarje që e bëri krizën e PD-së të pashmangshme ajo datë është 26 prilli.
Është data kur Lulzim Basha vendosi të mos jepte dorëheqjen,
Data kur pa asnjë lloj reflektimi,
pa asnjë ndjenjë përgjegjësie,
pa asnjë vetëdije politike,
ai shpalli që do të vazhdonte të mbetej udhëheqësi i PD-së.

Me 26 prill PD zgjodhi të bëjë ideal të saj humbjen dhe jo fitoren

Zgjodhi të jetë një parti pa ambicje,
Një parti pa forcë.

Më 26 prill PD vendosi të jetë një parti e vogël
që udhëhiqet nga një njeri që nuk e ka problem humbjen.

Më 26 prill, Partia Demokratike dhe Lulzim Basha shpallën se do të fitojnë duke mos ndryshuar asgjë.

Dhe kjo është gënjeshtra e dytë që ju i tregoni vetes:
Që fitorja mund të vijë pa ndryshuar.
Shkaku kryesor i krizës tonë është mos ndryshimi.
PD ka nevojë më shumë se kurdo në historinë e saj për një ndryshim të thellë.
Demokratët në të gjithë Shqipërinë po kërkojnë ndryshim të thellë.
Por ju keni rezistuar ndaj çdo ideje të ndryshimit.
Ju doni tu jepni shqiptarëve dhe demokratëve të shkuarën për të ardhme.
Pikërisht, verbërinë dhe arrogancën tuaj për të mos ndryshuar,
shfrytëzoi Sali Berisha që bashkëngjiti hallin e tij me shumë demokratët kundër jush.

Të gjithë e kuptojnë nevojën e demokratëve për ndryshim, vetëm ju nuk e kuptoni
Të gjithë e dinë që demokratët kanë humbur besimin tek ju, vetëm ju nuk e dini
Të gjithë e ndjejnë që demokratët janë të dëshpëruar e mendojnë se nuk do të fitojnë dot kurrë, vetëm ju nuk e ndjeni.

Prandaj Sali Berisha po ju shet demokratëve iluzionin e ndryshimit për t’i bërë ata për vete.
Nga arroganca juaj, Sali Berisha sot hiqet dhe besohet si agjent i ndryshimit, kurse ju të vegjetimit, të apatisë, të parazitizmit.
Nga arroganca juaj sot shumë demokratë janë aq të dëshpëruar sa të zgjedhin Sali Berishën si të ardhme në vendin tuaj.

Gënjeshtra e tretë që ju i tregoni vetes janë përrallat me konservatorizëm. Këtë përrallë të gënjeshtërt ju e keni të përbashkët me Sali Berishën, sepse njësoj si ai doni të huazoni një identitet fallco.

Përveç asaj tradite që buron nga etika e religjonit dhe nga ajo familjare që kjo parti e ka pasur gjithnjë, ne si Parti Demokratike tradita nuk kemi se çfarë të konservojmë nga e shkuara politike.
Sepse në të shkuarën tonë politike është otomanizmi, autokracia dhe komunizimi.
Konservatorizmi perëndimor ka lindur si përpjekje për të ruajtur traditën që funksionon, për të shmangur ndryshimet e befta, te menjëhershme dhe destablizuese,
për të ruajtur institucionet politike apo shoqërore që kanë qenë garant i stablitetit shoqëror.

Në fakt e keqja jonë më e madhe është se po konservojmë trashëgiminë dhe mentalitetin komunist dhe otoman në politikë.

Partia Demokratike ka nevojë të modernizohet dhe jo të konservohet.

Ajo ka nevojë të përparojë sa më parë për t’u shndërruar në parti perëndimore në parti evropiane.

Gënjeshtra e katërt që ju i tregoni vetes është se ju jeni tashmë të preferuarit e Shteteve te Bashkuara të Amerikës dhe SHBA-të do t’u sjellin në pushtet.

Amerika është aleate e popullit shqiptar.
Qeveria amerikane është aleate me qeverinë shqiptare.

Ju jeni qesharakë që mendoni se Amerika bën aleanca me parti dhe që Amerika do ta bëjë Lulzim Bashën Kryeministër dhe udhëheqësit e tjerë në këtë sallë ministra dhe drejtorë.

SHBA-të e kanë bërë të qartë qendrimin e tyre për Sali Berishën
dhe ky qëndrim është i pandryshueshëm.
Ka shumë arsye pse Sali Berisha nuk duhet të bëhet kryetar i PD-së dhe kjo është një prej tyre.
Përtej këtij interesi, amerikanët natyrisht do të donin një PD demokratike dhe të fortë
sepse ata besojnë tek demokracia dhe tek roli i opozitës në një demokraci.

Por ideja që Amerika do sjellë në pushtet PD-në është qesharake.
Në fakt kur thoni se pa mbështetjen e Amerikës nuk vini dot në pushtet tregoni se ju e doni Amerikën për interesa dhe jo për ideale.
Amerika është ideali i lirisë,
Ideali i njerezve të lirë
Ideali i kufizimit të pushtetit.

Ndaj nëse jeni pro-amerikanë, lejoni demokracinë në parti
Lejoni mendimin ndryshe në parti
Ndaloni përjashtimet dhe spastrimet alla komuniste nga partia

Nëse jeni proamerikanë
Ndëshkoni udhëheqësit humbësa duke i larguar

Nëse jeni pro-amerikanë hapeni partinë për të gjithë
dhe ndaloni kyçjen e partisë me brava.

Nëse jeni pro-amerikanë mos u mbyllni në seli si në kullën e ngujimit,
por flisni me anëtarët dhe shqiptarët kudo që janë,
sepse vetëm vota e tyre mund t’ju sjellë në pushtet

Të dashur delegatë:
Ju mund të jeni të pavetëdijshëm, ju mund të jeni të painteresuar
Por realiteti është se Partia Demokratike gjendet në prag të ndarjes përfundimtare të saj,
Çfarë do të sjellë edhe fundin e saj.
Unë e di që disa nga udhëheqësit që janë në këtë sallë kjo nuk i shqetëson:
janë të kënaqur të marrin një copë të PD-së, sado të vogël,
mjaft që të jetë e gjitha e tyre e të mos t`ja u rrezikojë askush.
Por kjo do ishte vrastare për një parti
që është e vetmja mundësi për një opozitë të vërtetë ndaj një regjimi shkatërrues.

Ka vetëm një mundësi që ky skenar të shmanget:
dorëheqja e Lulzim Bashës dhe grupit të tij drejtues
për t’i hapur rrugë ndryshimit të partisë.

Ndaj dua t’i bëj një thirrje Lulzim Bashës dhe udhëheqjes së lartë të PD-së: për të shpëtuar PD-në, për të shpëtuar opozitarizmin, jepni dorëheqjen!

Ju nuk do vini kurrë në pushtet, sepse jeni konsumuar dhe keni humbur besimin e njerëzve
Ndaj jepini një shans PD-së duke u larguar

Ikja juaj jo vetëm do të hapte rrugën për ndryshimin e thellë të PD-së,
por është e vetmja mundësi për të shmangur kthimin në krye të partisë të Berishës dhe figurave të tjera të konsumuara dhe të diskredituara.

Partinë Demokratike nuk mund ta sjellë në pushtet as Basha dhe as Berisha.
PD-në mund ta sjellë në pushtet një ekip i ri, i pastër dhe i aftë,
Një ekip që ka ide të reja dhe vizion të ri.

Ky ndryshim mund të vijë vetëm nëse ne garantojmë:
1. Largimin e kryetarit humbës nga drejtimi i partisë
2. Votën e anëtarësisë për të gjitha vendimet e rëndësishme, përfshi zgjedhjen e kandidatëve
3. Krijimin e një administrate profesionale dhe të paanshme që administron partinë.

Unë i propozova këto ndryshime që më 26 prill, por ju i injoruat.
I propozova sërisht gjatë garës për kryetar, por ju i injoruat.
I propozova prapë pasi humba në një garë të shëmtuar, por ju prapë i injoruat.
Sot këto ndryshime nuk janë thjesht një zgjedhje,
ato tani janë domosdoshmëri
si e vetmja mundësi që PD të shpëtojë.

Përqafoni ndryshimin që të shpëtoni PD.

Që Nesër të ndiheni krenar.

Previous Post

Kuvendi i Bashës, regjia qendrore fsheh fytyrat e ‘delegatëve’, fokuson vetëm një pikë në sallë, aty rreth Bashës

Next Post

Shtyhet orari i votimeve për referendumin

droni

droni

Next Post
Të gjithë demokratët e Policanit dhe Çorovodës votojnë në referendum

Shtyhet orari i votimeve për referendumin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.