Ish kryeministri Berisha që drejton levizjen për Rithemelimin e PD i është drejtuar me një mesazh komisionerëve të Referendumit të Shpresës, siç e quan ai.
“Një përshendetje të përzemert të gjithë ju komisionereve dhe komisionerëve te qendrave te votimit. Këto orë që na ndajnë nga hapja e qendrave të votimit le të bëjmë përpjekjet me maksimale që të sigurojmë pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike në votim. Per ne, rëndësi përcaktuese dhe absolute në këtë festival të votës së lirë ka mbi të gjitha, transparenca e procesit dhe administrimi me korrektesë absolute i çdo vote. Në këtë referendum jetike është vota e lirë e anëtarësisë të PD! Suksese!”, përfundon mesazhin Berisha. m.k












