Një aksident i rëndë ndodhi sot në mesditë në Pezë Helmës, ku njënpereon ka humbur jetën ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Detajet:
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 17.12.2021, rreth orës 13:17, në Pezë Helmës, shtetasi F. H., duke drejtuar mjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë ka ndërruar jetë në vendngjarje pasagjeri, shtetasi A. G., ndërsa drejtuesi i mjetit, shtetasi F. H., ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. a.b











