Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD-së ka ngritur komisionin që do të drejtojë referendumin përgjatë degëve të PD-së në të gjithë vendin.
Vendimi ëhstë marrë një ditë më parë “Për ngritjen e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale”.
Në përbërje të komisionit janë Albana Vokshi, në cilësinë e kryetares, si dhe anëtarët Ervin Minarolli, Enno Bozdo, Edith Harxhi, Keltis Kruja.
Sipas vendimit, komisioni ka përgjegjësinë të mbikëqyrë dhe drejtojë procesin referendar të 18 dhjetorit dhe të shpallë rezultatin përfundimtar. A.b













