Komisioni i Rithemelimit të PD reagoi sot për dhunën ndaj grupit të grave të LDGSH në selinë e PD nga punonjës të selisë.
“Është e turpshme të keqpërdoren gratë nga Shoqata Basha – Bardhi, si mburojë njerëzore për ruajtjen e karrikes.
Nuk ka logore e mburojë njerëzore që ta shpëtojë deputetin Basha nga vullneti i 4446 delegatëve të Kuvendit Kombëtar, kuvendit më spektakolar në historinë e pluralizmit politik në këto 30 vjet.
Vullneti i 4446 anëtareve të Kuvendit Kombëtar që do të konfirmohet me referendumin e 18 dhjetorit, nuk do të mund të transformohet nga orkestra e cakorduar e Shoqatës Basha – Bardhi”, thuhet në reagimin e Komisionit.
Skenarët me vullnetarët e Lulzim Bashës do të denoncohen para ligjit dhe të gjithë shqiptarëve dhe ideatorët dhe ekzekutuesit do të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe morale. Komisioni i Rithemelimit të PD do të vijojë punën e tij në ambjentet e selisë së PD, si shtëpia e të gjithë demokratëve, përfundon reagimi.
Punonjës të selisë sulmuna sot gratë e Rithemelimit duke krijuar një situatë tensioni në PD. Të njëjtët njerëz që një ditë më parë tentuan të krijojnë incident kur Komisioni po fillonte mbledhjen e tij në PD.











