• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Prezantohet Strategjia Kombëtare e Shëndetësisë 2021-2030, synohet financim mbi 70% të shpenzimeve për shëndetin

droni by droni
15 December, 2021
in Kronika, Kryesore
0
Prezantohet Strategjia Kombëtare e Shëndetësisë 2021-2030, synohet financim mbi 70% të shpenzimeve për shëndetin
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

15 Dhjetor, Tiranë- Prezantohet Strategjia Kombëtare e Shëndetësisë 2021-2030.
Në një koferencë të organizuar nga MSHMS, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të mjekëve dhe infermierëve, përfaqësuesve të OBSH, organizmave të OKB në Shqipëri, partnerët ndërkombëtarë dhe grupet e interesit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nënvizoi se në thelb të filozofisë së strategjisë së këtij 10 vjeçari është mbulimi shëndetësor universal.

“Shëndeti është një e drejtë, jo një privilegj për disa. Ky është thelbi i filozofisë sonë për ndërtimin e Strategjisë së Shëndetësisë 2021-2030, i cili është i mbështetur në parimet bazë të solidaritetit, universalitetit dhe uljes së pabarazive. Ky dokument strategjik reflekton programin tonë qeverisës “Shqipëria ‘20-‘30”, duke e vlerësuar shëndetin si pjesë të politikave ndërsektoriale. Në këto 20 muaj beteje me COVID-19 kemi nxjerrë shumë mësime përsa i pëket sistemit të emergjencave, të përgjigjies ndaj rrezikut të pandemisë, të gatishmërisë, të fleksibilitetit që duhet të kenë sistemet shëndetësore për përshtatjen ndaj fatkeqësive natyrore, për mundësinë e integrimit të shërbimeve socio-shëndetësore, të cilat janë reflektuar në këtë strategji 10 vjeçare”, deklaroi Manastirliu.

Duke vënë theksin tek Programi i Mbulimit Universal Shëndetësor, Manastirliu tha se objektivi që reflektohet në këtë strategji është që të arrihet në një financim publik mbi 70% e shpenzimeve për shëndetin.
“Ndër komponentët më të rëndësishëm të strategjisë është investimi përgjatë gjithë ciklit të jetës dhe mbulimi shëndetësor universal. Nga ky objektiv madhor lind edhe vetë qëllimi i politikës, që është rritja e financimit publik, ulja e shpenzimeve nga xhepi. Objektivi ynë është që të financojmë mbi 70% të shpenzimeve për shëndetin nga financimi publik”, tha Manastirliu.

Duke folur për investimet në shëndetësi, Ministrja e Shëndetësisë u ndal tek investimi në burime njerëzore.
“E kemi treguar edhe në vitin e vështirë të pandemisë, edhe në këtë vit që jo vetëm i kemi mbështetur mjekët dhe infermierët tanë nëpërmjet rritjes së pagave 40%, por edhe këtë mandat, deri në 2025, do të rriten sërish me 40% pagat, duke filluar nga 2022 e kështu ne do të vijojmë të projektojmë edhe në këtë strategji, rritjen e pagave dhe incentivave financiare për mjekët dhe infermierët, sigurisht duke synuar mesataren e vendeve të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD)”, tha Manastirliu.
Duke folur për fuqizimin e sistemit shëndetësor dhe integrimin e shërbimeve, Ministrja e Shëndetësisë tha se procesi për fuqizimin e shërbimit spitalor afër vendbanimit do të vijojë me krijimin e 4 poleve spitalore në vend dhe gjithashtu do të nisë implementi i autonomisë spitalore.
“Fuqizimi i shërbimit spitalor afër vendbanimit është një proces i pakthyeshëm. Do të mbetet në fakt një element thelbësor i kësaj strategjie. Synojmë të krijojmë 4 pole të ofrimit të shërbimit të specializuar, për t’iu përgjigjur padyshim edhe ndryshimeve demografike por edhe duke sjellë risi në administrimin spitalor. Këtu dua të përmend autonominë spitalore. Një model të ri të administrimit që ne duam të injektojmë në sistemin tonë spitalor. Modeli i autonomisë spitalore do të vijë si një instrument në ligjin e ri për shërbimin spitalor, një ligj i cili tashmë është finalizuar dhe konsultuar me grupet e interesit”, tha Manastirliu.
Strategjia e Shëndetësisë 2021-2030 është hartuar nga ekspertët më të mirë vendas, me asistencë ndërkombëtare. Prezantimi i draftit të strategjisë u diskutua me grupet e interesit, përfaqësues të stafeve mjekësore, shoqatat e pacientëve dhe partnerët ndërkombëtarë. Pesë objektivat kryesore të Strategjisë 2021-2030 janë: Investimi në shëndetin e njerëzve gjatë gjithë ciklit të jetës; mbulimi shëndetësor universal; fuqizimi i sistemit të integruar shëndetësor; fuqizimi i reagimit të sistemit ndaj emergjencave dhe shëndetësia digjitale. a.b

Previous Post

Plagosja në Tropojë, autori u gjet në një fshat të izoluar, fshihej në shtëpinë e vjetër

Next Post

Zv/kryeministri Ahmetaj, në siklet kur pyetet nga gazetarët për inceneratorët dhe Lefter Kokën

droni

droni

Next Post
Zv/kryeministri Ahmetaj, në siklet kur pyetet nga gazetarët për inceneratorët dhe Lefter Kokën

Zv/kryeministri Ahmetaj, në siklet kur pyetet nga gazetarët për inceneratorët dhe Lefter Kokën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.