Ylli Bodinaku, delegat i PD, personi që shembi murin e ambasadës gjermane me 2 korrik 1990 tha se ndjehet i fyer nga ata që na thonë antiamerikanë.
”Ne nuk jemi këtu për problemin e Berishës, ai e zgjidh vetë hallin e tij. Ne jemi këtu për hallin tonë, për të rrëziar qeverinë dhe ringritur PD. Ne nuk jemi antiamerikanë. Gjaku përbëhet nga rruazat e kuqe dhe ato të bardha, te shqiptarët rruazat e kuqe janë shqiptare, të bardhat amerikane”, tha Ylli Bodinaku në fjalën e tij në Kuvendin e PD. a.b











