Alban Daci, Xhuljan Guçe, Spiro Vaso dhe Kreshnik Bozho, anëtarë të këshillit kombëtar thanë se nuk kanë konfirmuar pjesmarrjen në kuvendin e 18 dhjetorit.
”Sapo degjova nga mediat qe Gazmend Bardhi lexoj emrin im si firmetar per Kuvendin e dates 18 Dhjetor eshte nje abuzim pasi une kam firmosur vetem per Kuvendin11 Dhjetorin. Kuvendi i vetem Legjitim i PD.
Neser ju ftoj te gjitheve ne Kuvendin e Demokrateve”, shkruan Spiro Vaso në rrjete sociale
Emrat e tyre u lexuan nga Gazment Bardhi si persona që kishin konfirmuar pjesëmarrjen.
Më vonë Bardhi paraqiti formularin e Guçes që siç tha e kishte në zyrën e tij, ndërsa theksoi se dy nga emrat nuk kanë konfirmuar ende. r.p











