Partia Demokratike e Pogradecit publikoi sot emrat e 107 delegatëve që kanë firmosur për Kuvendin e 11 Dhjetorit. Dega e PD në këtë qytet ka gjithsej 155 delegatë, ku 107 prej tyre kanë firmosur për t’ju bashkuar 11 dhjetorit.
Nënkryetari i PD-së së Pogradecit, Oligert Muçollari tha se 69 për qind e delegatëve të Pogradecit do të jenë në Kuvendin e Demokratëve të thirrur në 11 dhjetor.
Po ashtu edhe në degën e PD, Mirditë, nga 102 delegatë kanë firmosur 66 prej tyre, ndërsa në degën Lezhë nga 168 delegatë kanë firmosur gati 70 përqind e tyre pro kuvendit të 11 dhjetorit. a.b











