Është zbardhur sot lista e delegatëve të PD-së së Shijakut.
Sipas kryetarit të PD-së në Shijak Rezart Tusha, Kuvendit të 11 dhjetori i janë bashkuar 90 për qind e delegatëve të kësaj dege.
Denis Duka, sekretar i çështjeve zgjedhore të degës së PD-së në Shijak, bëri të ditur se gjithsej janë 56 delegatë, ndërsa kanë firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit, 48 delegatë.
Ndërkaq drejtues të degës së PD në Kurbin publikuan emrat e delegatëve. Sipas tyre, dega e PD-së së Kurbinit ka 131 delegatë dhe kanë firmosur 80 për qind e tyre. a.b











