Një i ri i dha fund jetës sot në Shkodër. Familjarët e gjetën pa jetë në banesë ndërkohë që dyshohet se u var në litar.
“Rreth orës 07:45, në lagjen “Partizani” Shkodër, në banesë, është gjetur nga familjarët e tij, i pajetë dyshohet i vetëvarur shtetasi Gj. L. 35 vjeç.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon punën për zbardhjen rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia e Shkodrës. a.b











