Policia e Elbasanit ka arrestuar një 17-vjeçar i cili ka dhunuar një mësuese. Në pranga është vënë 17-vjeçari P. XH., banues në Elbasan, pasi gjatë ditës së djeshme dyshohet të ketë goditur mësuesen e një shkolle të mesme, 35-vjeçaren K. M., banuese në Elbasan, shtojnë të njëjtat burime.
Shkaku i veprimit të të riut është se ai ka qenë nxënës i 35-vjeçares K.M., dhe është ngelur në lëndën që ajo i ka dhënë mësim.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”.












