Pamje nga vendi i ngjarjes
Pashko Ujka, ish-kryetari i Komunës Velipojë mbeti i plagosur këtë mbrëmje në Shkodër pasi u qëllua me armë zjarri.
Nga të dhënat e para mësohet se ai ka plagë në shtyllën kurrizore. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes së rëndë që nodhi pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi”.
Detajet e policisë:
Rreth orës 18:15, në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi P. U., 64 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes. m.k











