• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Alibeaj: PD, paketë ligjore për tri çështje të rëndësishme

droni by droni
29 November, 2021
in Kryesore, Politika
0
Alibeaj: PD, paketë ligjore për tri çështje të rëndësishme
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike do të paraqesë një paketë të plotë ligjore që fokuson dekomunostizimin e shoqërisë shqiptare, pajisjen dhe pasurimin e kurrikulave në shkolla, shpërblimin e të dënuarve, e të përndjekurve, ndëshkimin dhe distancimin nga trashëgimia e së djeshmes.

Lajmi u bë i ditur sot nga n/kryetari i PD, Enkelejd Alibeaj.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ:

Rasti i djeshëm i deputetit të Partisë Socialiste Bujar Çela i bërë publik tashmë tregon më së shumti se nuk është vetëm një rast i shkëputur shumë më tepër se sa kaq. Tregon dhe shtron për diskutim para shoqërisë shqiptare në fakt edhe nevojën për t’u distancuar nga diktatura enveriste, nga pasojat që ka lënë në shoqërinë shqiptare dhe sigurisht nga ndikimi në të ardhmen. Evokimi i figurës së diktatorit Enver Hoxhës në një datë të shënuar nga një ligjvënës nuk është thjesht shkelja e kodit të sjelljes së parlamentarëve gjatë punimeve të parlamentit, por diçka më tepër. Pikërisht atë që unë thashë pak më parë. Pikërisht atë që unë thashë pak më parë nevojën për të bërë një orë e më parë nevojën imediate, ulëritëse, urgjente për të bërë dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare. E në këtë situatë në emër edhe të kolegëve deputetë, në emër edhe pozicionit që kam si nënkryetar i Partisë Demokratike, do të kërkojmë në Këshillin e Etikës së Parlament, marrjen e masave ndaj deputetit në fjalë. Si një reagim , detyrim moral më tepër dhe një reagim i domosdoshëm. Por përveç kësaj ajo çfarë unë dhe kolegët e mi i kemi propozuar kryetarit të partisë është që Partia Demokratike të paraqesë një paketë të plotë ligjore që fokuson atë që thashë pak më parë, dekumunistizimin e shoqërisë shqiptare. Në këto 30 vite të gjata tranzicion apo të stërzgjatur janë bërë shumë përpjekje në fakt drejtuar drejt dekomuniztizimit, fatkeqësisht jemi në këtë situatë që nuk është arritur në një rezultat konkret dhe të prekshëm teksa një ligjvënës tashmë ndodh që të bëjë hosana dhe të thurë lavde ndaj figurës së diktatorit. Për këtë arsye një paketë ligjore e cila do të fokusojë më së pari pikërisht dekomunistizimin. Pajisjen dhe pasurimin e kurrikulave në shkolla, shpërblimin e të dënuarve, e të përndjekurve, ndëshkimin dhe distancimin nga trashëgimia e së djeshmes. Sigurisht që janë këto synimet tona kryesore të kësaj pakete ligjore. E mi të gjitha edhe për ndëshkimin në aspektin politik dhe moral. Nuk na bën çudi fakti që një ligjvënës i Partisë Socialiste ndërmerr këtë akt, tek e fundit është prova më e gjallë, është prova më energjike Partia Socialiste është pjella dhe trashëgimtarja e Partisë së Punës, e trashëgimisë diktatoriale. Kjo pra është ajo se çfarë ngjarja e djeshme është një detyrim moral dhe politik i yni.

Pyetje: Përse Partia Demokratike aktivizon çështjen e dekomunistizimit sa herë që ka ngjarje të tilla siç ishte ajo e djeshme me deputetin e Partisë Socialiste Bujar Çela. Në vitin 2018 sërish Partia Demokratike tha se do të paraqesë në Kuvend një ligj për demkomunistizimin dhe heqjen e simboleve komuniste madje në atë kohë u tha se do te ketë edhe një konsultë me Fondacionin Konrad Adenauer. Në këto momente që flasim është e gatshme dhe e plotë paketa dhe më specifikisht çfarë do të përmbajë ajo?

Enkelejd Alibeaj: Lidhur me atë çfarë ju po thoni me një iniciativë të ndërmarrë nga ana jonë në vitin 2018, po është e vërtetë. Ndodh gjithmonë dhe kështu duhet të ndodhë gjithmonë në fakt që sa herë zgjohen makthet e diktaturës siç ndodhi atëherë, siç ka ndodhur edhe në raste të tjera apo siç ndodhi edhe në mënyrë flagrante dje, janë këto momentet kryesore që i japin spunto një iniciativë të tillë ligjore. Por ne e ndërmorën në atë rast një iniciativë, filluam një proces sepse do të duhet të sqaroj se procesi i miratimit të një pakete ligjore nuk është thjesht dhe vetëm një iniciativë e njëanshme politike. Në fakt është një iniciativë ligjore që duhet t’i përkasë dhe duhet të përfshijë të gjithë shoqërinë shqiptare. Marrëdhënia është midis shoqërisë shqiptare dhe diktaturës mes së cilës nuk do të ketë kurrsesi asnjë lloj ndarje. E filluam në atë kohë, filluam një proces të gjatë konsultimi me të gjitha grupet e interesit, si me të drejtë edhe juve e thartë, morëm konsultimin e fondacionit Konrad Adenaur, me ekspertizën e tyre në 2018-ën, ngjarjen tjetër pasandaj përse ajo nuk arriti të depozitohej, ju e dini tashmë, edhe ngjarjet e vitit 2019. Po ja pra, ndodhi ngjarja e djeshme, e cila është një provë ende më e fortë, se ajo iniciativë që ndoshta nuk shkoni, po të doni ju edhe për fajin tonë, në 2018-ën do duhet të shkojë, ju thashë, si një nevojë ulëritëse, sepse eskalimi për herë e më tepër dhe mbi të gjitha mos kërkimi i faljes apo i pendesës, siç edhe dje kërkuam, tregon edhe një herë nevojën e madhe që do duhet të ndërmerret në mënyrë më të plotë, një paketë e plotë ligjore lidhur me dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare, çfarë duhet të përmbajë ai. Shumë çështje ne i kemi trajtuar në iniciativën e 2018-ës, por mesa duket është e udhës, që një proces konsultimi i gjerë, ku të përfshihen, jo vetëm grupet e interesit, por të përfshihet dhe shoqëria civile, do të organizohet, nëpërmjet edhe fondacionit për Liri dhe Demokraci, i cili do ta krijojë këtë proces konsultimi, me një synim të thjeshtë, por besoj unë delikat, të mos biem në kurthin që të jetë një iniciative e njëanshme politike, e cila qortohet që në momentet e para, por të përfshihen të gjitha flukset e shoqërisë shqiptare, të vjetra, të tashme, por mbi të gjitha të së ardhmes, për ta dhënë ato se cila do të jetë zgjidhja konkrete në mënyrë që skena të shëmtuara, si ajo e djeshmja të mos përmenden dhe të mos përsëriten në të ardhmen. Një proces gjithëpërfshirës, i cili bazohet edhe në eksperiencat më të mira europiane. Ju kujtoj se vetëm pak kohë më parë vetë Parlamenti Europian ka miratuar një rezolutë për dënimin e krimeve të komunizmit e pakohë më parë krimet e komunizmit janë bazuar dhe barazuar me krimet e nazizmit. Besoj se eksperienca europiane është një bazë e mirë mbi të cilën shoqëria shqiptare e vonuar edhe kësaj radhe, të mos jetë e fundit, por ta ndërmarrë edhe ajo për t’u kthyer në nivelin e të gjitha vendeve të Europës.

Pyetje: Partia Demokratike është tërhequr nga paketa e vitit 2018 dhe do të ketë një paketë të re apo do ta anuloje atë?

Enkelejd Alibeaj: Absolutisht nuk jemi tërhequr. Ju kujtoj se paketa e atëhershme ishte një paketë e cilai drejtohej çështjes së përdorimit të simbolikës së komunizmit. Në fakt një paketë e plotë e plotë siç unë e thashë pak më parë për dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare përfshin jo thjesht dhe vetëm targetimin e simolikës së komunizmit e cila është pjesa më e dukshme që e shohim fatkeqësisht në ngjarje të tilla, por do të përfshijë dhe kjo do të jetë e përcaktuar nga veprimtaria e këtij grupi pune, do të përfshijë; Çështjen e dëmshpërblimit të të përndjekurve, do të përfshijë çështjen e dosjeve të sigurimit të shtetit, çështjen e studimit më të thelluar të krimeve të komuniszmit. Ka disa iniciativa sot, por asnjëherë nuk nuk janë mbledhur në mënyrë të plotë, çështjen e ngritjes së memorialëve dhe ditës përkujtimore të viktimave të diktaturës. Pra, një paketë e plotë sipas praktikave më të mira që vendet e lindjes tashmë e kanë ezauruar. Është një avancim, ashtu siç po eskalon përherë e më tepër fakti që përfaqësues të Partisë Socialiste kanë hequr çfarëdo lloj skrupulli nga deklamimi publik deri brenda selisë së Parlamentit hosanasë dhe lavdeve që ata i thurin diktaturës është e nevojshme që në mënyrë proporcionale dhe paketa ligjore edhe reagimi i shoqërisë shqiptare të jetë më i gjerë, më i thelluar. Ky është edhe qëndrimi që kemi sot! a.b

Previous Post

DURRËS/ Kapet hajduti, vodhi 40 pompa nafte në një servis

Next Post

Eksperti i njohur flet për Omicron, ndërsa hedh dyshime për zinxhirin ftohës të Pffizer në Shqipëri

droni

droni

Next Post
Epidemiologu i njohur ka një parashikim për covid në Shqipëri deri më 15 shtator

Eksperti i njohur flet për Omicron, ndërsa hedh dyshime për zinxhirin ftohës të Pffizer në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.