Një person humbi jetën sot pas kontaktit me rrymën elektrike. Ngjarja ndodhi në lagjen 11 në Durrës.
“Rreth orës 15:10, në lagjen nr. 11, Durrës, një shtetas i paidentifikuar ka rënë në kontakt me rrymën elektrike tek një kabinë elektrike dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia. m.k











