• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GENC POLLO/ Mbi modelin Ramiz Alia

droni by droni
24 November, 2021
in Kryesore, Opinion
0
genc pollo
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Genc Pollo

Në 31 mars 1991, katër muaj pas themelimit të Partisë Demokratike, u mbajtën zgjedhje parlamentare, të cilat, për herë të parë mbas katër dekadashe gjysëm, ishin pluraliste. Partia e Punës në pushtet fitoi afro 2/3 e mandateve. Në bazë të Dispozitave Kushtetuese të miratuara pak javë më vonë e që garantonin një rend politik demokratik, Ramiz Alia u zgjodh President i Republikës me këto 2/3 të votave në Kuvend. Në 22 mars 1992, në të parat zgjedhje parlamentare edhe pluraliste edhe të lira e të ndershme, Partia Demokratike në opozitë fitoi afro 2/3 e mandateve. Ramiz Alia dha dorëheqjen pas pak javësh. Mandati i tij ishte pesëvjeçar e Dispozitat Kushtetuese parashikonin vetëm tradhëtinë e lartë e pamundësinë shëndetësore, përveç dorëheqjes vullnetare, si shkaqe për shkarkim. E megjithëse mazhoranca e re nuk kishte mjete ligjore për t’a larguar nga posti Alia urtësisht e kuptoi se për të, si relike e së shkuarës komuniste, ishte i pamundur kohabitacioni në epokën që po fillonte. Ndoshta dikush mund të befasohet kur unë paraqes si model të pjekurisë politike veprimin e të fundmit të sunduesit komunist mbi të cilin rëndojnë plot zullume të mëparshme. Por kjo është historia e cila e parë në distancë e pa pasione të shërben edhe si mësuese siç shprehej Ciceroni.
Tre dekada më pas, fill pas humbjes së rradhës në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, në Partinë Demokratike u mbajtën votime të brendshme. Një shumicë prej afro 2/3 rikonfirmoi të njëjtët drejtues të partisë. Një gjysëm viti më pas, 2/3 e delegatëve të kuvendit partiak kërkon të ndryshojë jo vetëm statutin e programin e PD-së por edhe drejtuesit e saj. Në anëtarësinë e partisë mbështetja për këto ndryshime është dukshëm edhe më e lartë.
Në të dyja rastet mazhoranca, si lavjerës politik, zhvendoset nga një krah në tjetrin brenda pak kohe. Krahasimet në histori nuk janë të kollajshme; por ka një paralele midis lavjerrësit në v. 1991-92 dhe në v. 2021. Shpjegimi më i dukshëm për votimin e parë është letargjia e inercia. Votuesit ende nuk ishin të ndërgjegjshëm për nevojën për ndryshim si dhe për rolin e mundësinë e tyre për të realizuar këtë ndryshim. Votimi i dytë ndodh qartazi pas ndërgjegjësimit e çlirimit dhe në mundësine e zgjedhjes.
Tek reagimi ndaj lavjerësit nga ana e sunduesit komunist dhe nga drejtuesit aktualë të PD-së mbaron paralelja e fillon kontrasti. Drejtuesit e PD fillimisht mohuan a priori mundësinë e mbledhjes së kuvendit partiak edhe pse ky ishte tagër statutor i qartë i delegatëve. Pastaj kur nisma mori formë e peshë përsëri e refuzuan duke e etiketuar antiamerikanist, llumist e haxhiqamilist. Por pa shpjeguar se si mund të udhëhiqnin e përfaqësonin një parti ku shumica e anëtarësisë dhe e funksionarëve qënkeshin (bërë papritur) të tillë.
Në mungesë të sqarimit të çështjes madhore të legjitimitetit politik diskutimi u spostua në çështjet formale të procedurave statutore. Padyshim që këto të fundit kanë rëndësi. Por roli i tyre e i procedurave në tërësi, qoftë në parti, në shtet apo në ndërmarrje është që t’u japë mundësi palëve me vullnete të ndryshme apo edhe me interesa të kundërta që të gjejnë një zgjidhje të arsyeshme e të ballancuar. Nëse njëra palë nuk njeh palën tjetër dhe të drejtat e saj atëhere referimi tek procedurat formale humbet kuptimin. Shpallja nga foltorja e Lezhës se kuvendi partiak do të mblidhet në 11 dhjetor u kritikua si jo statutore. Formalisht ashtu është. Por të mos e vendosësh këtë ngjarje në kontekstin kur drejtuesit e partisë i mohojnë a priori mazhorancës së partisë një të drejtë statutore elementare është si të kesh ujkun te këmbët e të merresh me gjurmët e tij matanë gardhit. Po ashtu edhe pretendimi i drejtuesve se vullnetin e 60% të delegatëve e marrim në konsideratë po qe se kërkesat e nënshkruara i gjejmë tek shefja e protokollit por në asnjë mënyrë kur ato depozitohen në zyrën ngjitur të kryetarit të këshillit është një nivel pa precedent i absurdit burokratik. Nuk më ngjan si debati mbi seksin e engjëjve mes dijetarëve mesjetarë pasi këta të fundit mund të ishin tuafë por jo detyrimisht të pandershëm. Refuzimi i nismës së mazhorancë e për pasojë refuzimi për të negociuar me nismëtarët datën e agjendën e kuvendit është shëmbull i mala fide-s personale dhe i përbuzjes së normës bazë të demokracisë e ligjshmërisë. Një hap mbrapa trishtues krahasuar me tridhjet vjet më parë.

Genc Pollo
Ish ministër e deputet
24 nentor 2021

Previous Post

Injoruan Komisionin Hetimor për Zgjedhjet, paditet për shpërdorim detyre Erion Veliaj dhe Dritan Leli, Albeaj: Refuzuan informacionin

Next Post

Yuri Kim alarmon në sy të Çuçit: Grupet e krimit të organizuar vazhdojnë të pastrojnë paratë

droni

droni

Next Post
Yuri Kim alarmon në sy të Çuçit: Grupet e krimit të organizuar vazhdojnë të pastrojnë paratë

Yuri Kim alarmon në sy të Çuçit: Grupet e krimit të organizuar vazhdojnë të pastrojnë paratë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.