Tre banka kanë refuzuar të japin informacion për biznesmenin Mirel Mertiri, I cili ka përfituar kontrata koncesionare për inceneratorët.
Informacioni ishte kërkuar nga Komisioni Hetimor për Inceneratorët, ndërkohë që pak ditë më parë drejtori i kompanisë së inceneratorëve u shkroi bankave qe të refuzonin dhënien e informacionit.
Deputeti demokrat Belind Këlliçi, deklaroi se Mertiri, ka detyruar bankat e nivelit të dytë të mos japin informacion.
Por për socialistët, kjo mungesë e informacionit nga bankat, është e justifikuar. Nënkryetarja e komisionit Ermonel Felaj, u tërhoqi vemendjen kolegeve të opozitës për procedurat dhe për etiketimet që u vendosën në komision.
Kryetarja e Komisionit, Jorida Tabaku, solli në vëmendje, se në një raste te ngjashme, kur është kërkuar informacion, në komisionet të tjera hetimore, bankat e nivelit të dytë nuk kanë ngurruar të japin informacion. m.k











