Janë rritur aplikimet për azil në BE, dhe për këtë ka reaguar edhe kreu i PD, Lulzim Basha.
Fundi i kësaj katastrofe kombëtare, kërkon një përballje frontale me korrupsionin. Vettingu në politikë thyen bashkëpunimin politikë-krim-oligarki, deklron Basha në një postim në rrjete sociale.
Postimi i Bashës:
Me përjashtim të një lufte civile, një nga arsyet madhore pse njerëzit largohen nga vendi i tyre është korrupsioni. Rritja e aplikimeve për azil në vendet e BE-së dëshmon edhe njëherë se masakra e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët. Fundi i kësaj katastrofe kombëtare, kërkon një përballje frontale me korrupsionin, duke thyer bashkëpunimin mes politikës, krimit dhe oligarkisë, që ka shkërmoqur demokracinë dhe po mbyt të ardhmen e Shqipërisë duke e bërë të pajetueshme për familjet shqiptare.












