• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha: Me 18 dhjetor do të rikonfirmojmë vendimin e marrë më 17 Korrik

droni by droni
19 November, 2021
in Kryesore, Politika
0
Basha: Me 18 dhjetor do të rikonfirmojmë vendimin e marrë më 17 Korrik
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

INTERVISTA E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, PËR EURONEWS ALBANIA ME GAZETARIN ARDIT HOXHA

Pyetje: Z.Basha, fillimisht faleminderit që jeni në këtë intervistë për “Euronews Albania”!
Lulzim Basha: Kënaqësia ime!
Pyetje: Dua ta nis me një pyetje në fakt. Çfarë do të ndodhë pas 18 Dhjetorit, datë kur Partia Demokratike ka vendosur të mbajë Kuvendin Kombëtar, në bazë të vendimit të Kryesisë së PD? A do të ketë përjashtim të z. Sali Berishës dhe deputetëve, mbështetës të tij? Marr shkas nga deklarata e djeshme e z.Berisha që ju cilësoi ju “Shoqata Basha-Bardhi”.
Lulzim Basha: Shikoni, sensacioni në media për deklaratat që nuk i shërbejnë demokratëve nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë në vëmendjen time. 18 Dhjetori është një ditë e madhe është dita e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike. Ditë në të cilën demokratët do të rikonfirmojnë vendimin tonë të marrë më 17 Korrik. Po kështu, në një Kuvend Kombëtar për të bërë të mundur përmes një opozite të fortë, ballore dhe në bashkëpunim me gjithë shoqërinë, zhbërjen një orë e më parë të pasojave të tmerrshme të masakrës zgjedhor të 25 prillit mbi shqiptarët.
Që do të thotë:
Së pari, kthim tek legjitimiteti dhe demokracia.
Së dyti, përmes një qeverie, parlamenti, një pushteti vendor që buron nga demokraci dhe jo nga bashkëpunimi i politikës me krimin dhe me oligarkinë, një kthesë të shpejtë për ekonominë shqiptare, për familjet shqiptare të cilat në këto momente që po flasim po vuajnë një rritje të paprecedentë të çmimeve, një rënie përtokë të fuqisë blerëse, një pasiguri të jashtëzakonshme si të rendit dhe sigurisë së tyre në rrugë, në sheshe, qytete dhe fshatrat tona; po kështu edhe pasiguri për të ardhmen.
Pra, 18 Dhjetori nuk bëhet as për hallet dhe as për batutat e Sali Berishës, Edi Ramës apo kujtdo tjetër, bëhet për hallet e shqiptarëve. Dhe në këtë kuadër demokratët më 18 Dhjetor do të përshfaqën si e vetmja shpresë, si një bashkim i jashtëzakonshëm vullnetesh rreth të cilëve shqiptarët kanë drejtimin, udhëheqjen për të dalë nga kjo krizë e tmerrshme.
Shqiptarët dhe hallet e tyre, bashkimi për t’i çliruar ata dhe jo mbi mbivendosja e interesave personale të çdokujt ndaj interesave të demokratëve, pastaj të Shqipërisë dhe shqiptarëve, kjo është motoja dhe ky do të jetë rezultati në 18 Dhjetor.
Pyetje: Për të dalë pak nga çështja e Partisë Demokratike dhe për ta zgjeruar në tërësi me opozitën. Duket qartë se ka një krisje mes Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke sjellë në vëmendje edhe deklaratat tuaja por edhe deklaratat e znj.Kryemadhi. Çfarë do të bëjë PD në raport me LSI dhe a do të vijoni bashkëpunimin, duke përfshirë edhe aleatët e tjerë?
Lulzim Basha: Partia Demokratike jo vetëm ka qenë e hapur, por ka sakrifikuar dhe do të vazhdojë të bëjë gjithçka, siç i takon partisë më të madhe, forcës më të madhe të opozitës, në mënyrë që të bashkojë të gjithë faktorët politikë por edhe faktorët jopolitikë në betejën me regjimin e Edi Ramës. Dhe për këtë arsye 18 Dhjetori do t’i shërbejë edhe platformës qytetare për demokracinë, ku duhet dhe do të gjejnë veten të gjithë ata qytetarë shqiptarë të cilët e shohin se regjimi në fuqi, i cili qëndron në fuqi jo përmes votës së lirë por përmes aleancës me krimin e organizuar dhe oligarkët, një pakicë që i është mbivendosur shumicës.
Të gjithë këta shqiptarë ta gjejnë vetën e tyre tek kjo betejë e cila bëhet jo vetëm thjesht në emrin e tyre, por në interesin e tyre. Pa diskutim, ne do të bëjmë gjithçka që në këtë betejë ta gjejnë veten të gjitha forcat politike pa paragjykim, të cilat janë përballë regjimit me shqiptarët kundër pakicës.
Pyetje: Një pyetje sa i takon zgjedhjeve lokale. Gjykata Kushtetuese vendosi të legjitimonte zgjedhjet e 30 Qershorit. A është gati Partia Demokratike të futet në zgjedhje për 6 bashkitë që nuk kanë një kryetar? Dhe a do të futet Partia Demokratike në këto zgjedhje?
Lulzim Basha: Ne do të presim zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese i cili do të jetë edhe një test, jo i parëndësishëm i integritetit të reformës në drejtësi dhe integritetit të kësaj pjesë të Gjykatës Kushtetuese që është zgjedhur tashmë.
Por një gjë është e qartë si drita e diellit, 30 Qershori 2019 ishte një proces jo vetëm ilegjitim por i turpshëm. Dhe po të heqim çdo faktor tjetër, fakti që më pak se 15% e shqiptarëve u detyruan të merrnin pjesë në atë proces dhe 85% e shqiptarëve e konsideruan atë ilegjitim, është verdikti i gjithë verdikteve.
Natyrisht, kjo ka prodhuar një krizë e cila manifestohet në mungesën e shërbimeve ndaj qytetarëve, manifestohet në korrupsionin galopant; në veçanti në bashki të mëdha sikurse janë bashkia e Tiranës dhe ajo e Durrësit. Manifestohet në kapjen e funksionit të çdo bashkie nga mafia; që nga inceneratorët, pastrimi i qytetit, tek mungesa e shërbimeve për qytetarët, në veçanti në zonat rurale të cilët janë lënë në mëshirë të fatit.
Ndaj, në fillim të aksionit tonë politik, ne kemi nisur betejën për reformën territoriale, si duke depozituar amendamente kushtetuese në Kuvend për reformën territoriale dhe po kështu duke ngritur një grup pune i cili do të konkretizohet së shpejti me ngritjen e Komisionit të Reformës Territoriale në Kuvendin e Shqipërisë. Qëllimi është që pushteti vendor t’i kthehet qytetarëve sepse njësoj si pushteti qendror është grabitur dhe është përdorur për interesa të ngushta të një pakice dhe ka dëmtuar dhe vazhdon të dëmtojë edhe në këto momente që po flasim interesat e qytetarëve.
Pyetje: A keni në plan ndonjë udhëtim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së afërmi?
Lulzim Basha: Kam marrë ftesa zyrtare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pa diskutim, siç kam bërë në të shkuarën do t’i bëj edhe në të ardhmen, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që është partneri ynë strategjik, ku padiskutim pres të diskutoj çështje të rëndësishme për ardhmen e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar dhe të ardhmes të rajonit, në një kohë plot sfida nga aktorë që nuk ndajnë axhendën tonë të përbashkët shqiptaro amerikane, apo axhendën euroatlantike. Ku SHBA e di që mund të mbështetet tek Partia Demokratike dhe tek unë si kryetar i saj, jo vetëm për shkak të kontributit të dyanshëm në procese historike si futja në NATO apo Pavarësia e Kosovës, por edhe për shkak të vizionit që bashkë ndajmë për një Ballkan të orientuar nga Perëndimi, jo thjesht me fjalë dhe me shfaqje por me vepra; që do të thotë tregje të lira, zgjedhje të lira, media të lira, qytetarë të lirë.
Pyetje: Faleminderit!
Lulzim Basha: Faleminderit ju!

Previous Post

KUKËS/ 37 vjeçari shkatërron një zyrë të komisariatit dhe rrah edhe policin

Next Post

LAJMI I FUNDIT/ 7 pacientë me covid humbin jetën 24 orët e fundit, mbi 500 infektime të reja

droni

droni

Next Post
VIDEO/ PD nxjerr videon e ambulancave. Qeveria pergjegjese, nuk mori masa

LAJMI I FUNDIT/ 7 pacientë me covid humbin jetën 24 orët e fundit, mbi 500 infektime të reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.