Kanë nisur gjatë pasdites së sotme homazhet për nder të efektivit të vrarë të FNSH-së, Ardian Kodra, pranë repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër.
Homazhet nisën rreth orës 17:00 dhe do të vijojnë deri në orën 19:00. Në ceremoninë mortore pritet të marin pjesë drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, kolegë të efektivit, familjarë e të afërm.















