Një autobus i linjës Qendër – Tufinë ka dalë nga rruga ditënesotme, pasi shoferi humbi kontrollin e mjetit duke përfunduar në oborrin e një banese. Ngjarja ndodhi në rrugën “Myslym Keta”, në Tiranë, rreth orës 19:00. Si pasojë e këtij aksidenti ilënduar ka mbetur fatorinoja i linjës. Aktualisht, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për gjetjen e shkakut të këtij aksidenti.











