Një biznesmen shqiptar u vra këtë pasdite me armë zjarri në një atentat në Atikë, në Greqi.
Sipas informacioneve, shqiptari ishte duke qëndruar së bashku me një shok pranë pikës së karburantit që e kishte në emër të gruas së tij greke kur nga një makinë u hap zjarr në drejtim të tyre.
Si pasojë e plagëve shqiptari ndërroi jetë, ndërsa shoku i tij ndodhet i plagosur në spital.
Disa minuta më vonë autorët dogjën makinën, ndërsa ende nuk ka asnjë të arrestuar për krimin, ndërsa motivet janë ende të paqarta.











