• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SHËNIM/ Loja Rama – Meta me emrat e ministrave të rinj

admin by admin
4 September, 2016
in Politika
0
SHËNIM/ Loja Rama – Meta me emrat e ministrave të rinj
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Artur Bego

Qetësinë e qeverisë e ka prishur prej dy ditësh dorëheqja e ministrit Edmond Haxhinasto. Ndërsa brenda ditës u zyrtarizua emri i ri, Sokol Dervishaj, që do të zëvendësojë ministrin e LSI-së te Rrugët e Transportet, zhurmnaja “ka marrë dhenë”.
Pothuajse gjysma e qeverisë “është ndryshuar” nga mediat në këto ditë të fundit.
Luan Rama i LSI-së, u tha se do të shkojë të ministria e Brendshme dhe se Saimir Tahiri do të kalonte te Drejtësia…, në vend të Ylli Manjanit.
Mimi Kodheli e Mbrojtjes “u shkarkua” dhe në vend të saj, dikush “emëroi” Luan Ramën…, por dikush tjetër “e zëvendësoi” me Pandeli Majkon…, ndërsa pati edhe ndonjë tjetër që këtë ministri, “ia dha” PDIU-së.
“Ndryshime” këto ditë ka pësuar edhe ministria e Energjetikës, ku është thënë se Damian Gjiknuri do e lërë postin për hir të PDIU-së.
Thashethemet mediatike kanë “shkarkuar” edhe Ilir Beqajn, për të “emëruar” në vendin e tij te Shëndetësia, Petrit Vasilin e LSI-së.
Jo më larg se dje, Mirela Kumbaron e Kulturës “e ngritën në ajër”, me një delta-plan a parashutë, për “t’ia dhënë” këtë ministri serish PDIU-së.
Sot ka dalë edhe një “qeveri tjetër”, ku “e sakrifikuara” për hatër të PDIU-së, është Milena Harito e Inovacionit…
… E kështu me radhë…
Natyrisht, mediat, veçanërisht portalet on-line të lajmeve, në garën e ethshme, por të pakuptimtë, për “vërtetësinë” dhe “shpejtësinë” e lajmit, servirin secila “qeverinë e tyre”.
Por, “dardha e ka bishtin mbrapa”.
Këto “qeveri”, disa media “nuk i kanë nga mendja e vet”. Nisur nga identifikimi i afërsisë së tyre politike, me PS apo LSI, nuk është e vështirë që të kuptosh se “burimi i informacionit”, “rrjedh” nga këto seli.
Ndërsa kryeministri Edi Rama, të paktën deri në 11 shtator, ditën e  zgjedhjeve të pjesshme në Dibër, do të mbajë “pas vetes” apo e thënë ndryshe “të lidhur” PDIU-në, nuk është çudi, që si pjesë e lojës politike “ta ushqejë” këtë parti me nga një ministri çdo ditë.
Nga ana tjetër Rama, “me një gur vret dy zogj”… E thënë ndryshe, “duke futur në lojë” PDIU-në, i bën presion aleatit të tij “problematik” Ilir Meta, që edhe mund të mos ia ketë nevojën për “të mbajtur në këmbë qeverinë”.
Por edhe Ilir Meta vetë nuk ka pse të mos i përgjigjet kësaj loje të kryeministrit. Me “pompimin” e emrave të rinj të ministrave të vet, ai i demonstron Edi Ramës, se ministrat e LSI-se janë të gatshëm të lënë postet, shkurt të lënë edhe qeverinë.
Nga ana tjetër, zhurmnaja e nxitur, ku për çdo ministër “të ikur” ka një mundësi për ta zëvendësuar PDIU, aleati i madh I kryeministrit në qeveri, nuk ka pse të mos pretendojë degjenerimin dhe zhvlerësimin e këtij procesi, “ndryshimesh në qeveri”. Sigurisht për të treguar se ato bëhen fakt, pa zhurmë e thashetheme, sikurse me rastin e largimit të Nasip Naços e Edmond Haxhianstos, pa qenë nevoja që te PDIU të shohin ëndrra me veshje kostume ministrash.
Nuk është fort e besueshme, por s’ka pse as të përjashtohet si mundësi, që Ilir Meta, me mbajtjen ndezur të zhurmnajës së “ndryshimeve në qeveri”, t’ju bëjë presion të vetëve, për të mos i dalë nga rreshti.
Dhe përpos, gjithë këtyre “lojërave” e “djallëzive”, që Rama e Meta i bëjnë njëri-tjetrit, apo edhe të vetëve, qofte larg apo qofte afer me këtë zhurmnajë, mbeten mediat, të cilat në emër të “konkurrencës”, “vërtetësisë” apo “shpejtësisë” së lajmit, kanë kohë, deri të dielën tjetër, të paktën deri në 11 shtator, të vazhdojnë me “ndryshimet në qeveri”.

Previous Post

MENUJA/ Papa Françesku sot drekë për 1500 të varfër që strehohen në bujtinat e Nënë Terezës

Next Post

Pushuesi nga Kosova, humb jetën në plazhin e Tales

admin

admin

Next Post
Pushuesi nga Kosova, humb jetën në plazhin e Tales

Pushuesi nga Kosova, humb jetën në plazhin e Tales

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.