Ish-deputeti dhe ministër, Genc Pollo ka publikuar mbrëmjen e sotme formularin e firmosur pro thirrjes së Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Në këtë formular shprehet shqetësimi për situatën ku ndodhet vendi ynë, si edhe gjendjen e vështirë të Partisë Demokratike pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Ndër të tjera në fomular vërehet se zgjedhjet brenda partisë pas 25 prillit nuk dhanë zgjidhje për situatën e PD-së, prandaj dhe kërkohet thirrja e Kuvendit.












