Presidenti Ilir Meta priti sot në Presidencë, Richard Grenell, këshilltar i ngushtë i ish/presidentit Trump.
Në një postim në twitter, Meta shkruan se “është gjithmonë kënaqësi të kesh Richard Grenell, në Shqipëri dhe në zyrën time”.
Presidenti thotë se vlerëson shumë angazhimin e tij në mbështetje të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Ish-Ambasadori amerikan në Gjermani dhe ish-i dërguari special i Trump për bisedimet Serbi-Kosove ndodhet prej ditës së djeshme në Tiranë.
Grenell u emërua shef i fushatës së Donald Trump për zgjedhjet e vitit 2024 në SHBA nëse ky i fundit do të mbështetet nga republikanët. a.b











