Diplomati i dlrguar nga Trump për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe ish-ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell ndodhet në Tiranë prej dje.
Grenell ka postuar në llogarinë e tij në “Instagram” disa foto nga Tirana teksa shkruan se amerikanët duhet ta vizitojnë. Ndërkaq shqiptarët, Grenell i konsideroi si “të mahnitshëm”.
“Amerikanët duhet ta vizitojnë Tiranën. Njerëzit janë të mahnitshëm”, ka shkruar Grenell. a.b











