Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë mbrëmje në Gjilan, në lagjen Arbëria.
Raportohet për një të vrarë e një të plagosur si pasojë e të shtënave.
“Para gjysmë ore një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në lagjen Arbëria në Gjilan”, deklaroi zëdhënësi i policisë së Kosovës, Shaban Azisi.
Edhe personi i plagosur është rëndë dhe u dërgua në Prishtinë. Të dy janë në moshë të re. m.k











